LËNGJE TË SERBISË E DUHAN NË AMBIENT TË MBYLLUR – FUSHATA E ARBEN VITISË

Ish-ministri i Shëndëtësisë dhe kandidati i VV-së për kryetar të Prishtinës, Arben Vitia ka njoftuar se mbrëmë së bashku me ministrin e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci dhe deputetin, Salih Zyba, kanë takuar fermerët e fshatrave të veriut të kryeqytetit.

Vitia në një postim në Facebook tha se me fermerët diskutuan për sfidat e tyre dhe mundesitë që duhet të krijohen në këto vende të rëndësishme për Prishtinën, shkruan Paparaci.

Por, ajo çka bie në sy në fotografitë që i ka publikuar ish-ministri Vitia në rrjetin e tij social “Facebook” është se gjatë këtij takimi është pirë duhani në ambientet e mbyllura edhe pse është e ndaluar me ligj, si dhe në tavolina janë servuar lëngjet e njohura “Fructal” që prodhohen nga kompania serbe “Nectar”./Paparaci