LEONORA JAKUPI NGRE DYSHIME SE DO TË MARTOHET NË VITIN 2022? (VIDEO)

Këngëtarja e njohur nga Skënderaj, Leonora Jakupi, prej vitesh po shijon një lidhje dashurie.

Ndonëse deri më tani nuk ka zbuluar identitetin e personit që ia ka rrëmbyer zemrën, ajo duket se ka plane për vitin 2022.

Në një postim të bërë së fundmi në InstaStory, artistja e mirënjohur ka ngre dyshime se vitin e ardhshëm do t’i japë fund beqarisë.

Ajo ka shpërndarë kreacionin e ri të fustaneve të nusërisë realizuar nga stilisti Valdrin Sahiti, ndërsa thekson se nuk di akoma cilin ta zgjedh.

“Nuk po e di cilin me zgjedh”, kanë qenë fjalët e Jakupit.

E njëjta siç shihet në vitin 2022 do të organizojë një ceremoni dhe ajo që dihet deri më tani është vetëm njëri prej fustaneve të Sahitit.

E njëjta aktualisht po shijon suksesin e albumit të ri të shkurtër i titulluar “Amël”.

Në këtë album të 42-vjeçares janë gjithsej pesë projekte: “Amël”, “Dashnia jeme”, “A kaloi”, “Hajde nxima” dhe “Centin e fundit”. /Telegrafi/