LOJËRAT OLIMPIKE DO TË ZHVILLOHEN ME TIFOZË

Pavarësisht paralajmërimeve të autoriteteve shëndetësore për rrezikun e përhapjes së koronavirusit gjatë zhvillimit të Lojërave Olimpike 2020, ato do të zhvillohen me praninë e tifozëve.

Lajmi është konformiuar nga presidentja e komitetit organizues të Lojërave, japonezja Seiko Hashimoto, e cila tha se do të lejohen deri në 10 000 tifozë japonezë.

Sipas saj ky nuk është eventi i vetëm sporti që po zhvillohet me spektatorë dhe se realizimi i tyre mund të arrihet duke zbatuar kriteret e Qeverisë dhe masat anti-Covid.

“Duke i respektuar masat dhe bazuar në kriteret e Qeverisë, ne besojmë se mund t’i mbajmë Lojërat me spektatorë. E gjithë bota po përballet me të njëjtat çështje dhe ne duhet të punojmë së bashku për t’i kapërcyer ato”./KP