MAJMUNI BËHET HIT NË INTERNET

Një majmun nga një kopsht zoologjik në Indonezi është bërë një hit i vërtetë në internet.

Gjatë vizitës në kopshtin zoologjik, një grua hodhi syzet e diellit në hapësirën ku jetojnë orangutangët.

Reagimet ndaj këtij aksesori të modës ishin qesharake – orangutani femër e dinte shumë mirë se çfarë të bënte me to – ajo i vuri menjëherë në sy, sikur t’i kishte mbajtur gjithmonë.

Kur u mërzit, ajo largoi syzet duke i hedhur mbi gardh dhe si këmbim mori një ëmbëlsirë./KP