MALIQI: QASJA QEVERISË PËR KRIZËN ENERGJETIKE, E PASHIJE

Politologu Agon Mali ka reaguar ndaj thëllimit të krizës energjetike në vend. Ai ka thënë se kanë shumë përgjegjësi qeveritë e kaluara për gjendjen në sektorin e energjisë.

 

Por, sipas tij, qasja e tipit “na e lanë këta tjerët keq”, të cilën po e përdor qeveria aktuale, është e pashije.

“Kanë shumë përgjegjësi qeveritë e kaluara për gjendjen në sektorin e energjisë, mbi të gjitha për dështimin e projektit Kosova e Re në vitet 2008-09, që është ndër mëkatet më të mëdha të PDK. Por është e pashije qasja e tipit ‘na e lanë këta tjerët keq’, sepse e njëjta logjikë arsyetuese mund të vlejë për çdo qeverisje të shkuar. Pse në çfarë gjendje na e la Kosovën Serbia? A dmth kjo që edhe qeveritë e kaluara nuk e paskan pasë aq lehtë kur kritikoheshin? Kush kërkon pushtet duhet të jetë i gatshëm të përballet me realitetin që e gjen dhe jo realitetin që e dëshiron. Dhe me ofru zgjidhje e me komuniku sinqertë pa u marrë vetëm me drejtim gishtash drejt të tjerëve. Njerëzit nuk janë budallë, nuk presin mrekulli, por gjithsesi presin modesti dhe përgjegjësi”, ka shkruar Maliq në profilin e tij në “Facebook”.