Marca: PSG pranon ofertën e Realit për Kylian Mbappe, transferimi i pashmangshëm

Real Madridi dhe Paris Saint-Germaini i kanë përafruar qëndrimet lidhur me transferimin e Kylian Mbappes drejt kryeqytetit spanjoll.

Dy klubet kanë vazhduar me shkëmbimin e e-maileve, ofertave dhe fjalëve në ditët e fundit, ndërsa oferta më e fundit e Los Blancos ishte 170 milionë euro plus 10 milionë të tjera në formë shtesash, sipas Marca, është pranuar nga klubi francez.

Jo për faktin se PSG e ka analizuar situatën dhe ka vendosur se është zgjidhja e vetme e përshtatshme, ndërkohë që anësori e ka kërkuar kalimin te Mbretërit dhe në fund të sezonit ka mundur të largohet me parametrat zero.

Mbappé Real Madrid: ¡fichaje inminente! Informa @jfelixdiaz https://t.co/SNu3t8cHoD

— MARCA (@marca) August 26, 2021

Gjithmonë sipas mediumit spanjoll, njoftimi zyrtar mund të ndodhë gjatë ditës së premte kur kampioni i botës mund të arrijë në Madrid për ta finalizuar marrëveshjen, para se të grumbullohet me ekipin kombëtar të Francës.

Presidenti i PSG-së, Nasser Al Khelaifi, u tregua diplomatik në deklaratën e tij pas shortit të Ligës së Kampionëve, por duke mos e mohuar faktin se lojtari mund të largohet.

Në anën tjetër, Reali ka vazhduar të veprojë sipas ligjit dhe në mënyrë korrekte, ndërsa me pëlqimin e Mbappe gjithçka ishte në favor të Los Blancos. Tashmë pritet vetëm njoftimi zyrtar. /Telegrafi/

Real Madridi dhe Paris Saint-Germaini i kanë përafruar qëndrimet lidhur me transferimin e Kylian Mbappes drejt kryeqytetit spanjoll. Dy klubet kanë vazhduar me shkëmbimin e e-maileve, ofertave dhe fjalëve në ditët e fundit, ndërsa oferta më e fundit e Los Blancos ishte 170 milionë euro plus 10 milionë të tjera në formë shtesash, sipas Marca,Read More