MARINA DHE GETI DO TË BËHEN PRINDËR PËR HERË TË PARË

Prej pak kohësh, Marina Vjollca dhe Getoar Selimi janë përfolur se do të bëhen prindër për herë të parë. Megjithëse, dyshja e famshme ende nuk ka pranuar asgjë, burime pranë tyre kanë konfirmuar se do të bëhen me një vajzë.

 

Prezantuesja e njohur thuhet se është në muajin e katërt të shtatzanisë. Kureshtja e fansave të tyre se si do t’ja vendosin emrin vogëlushes është e madhe dhe mbase ata e kanë gjetur.

Pak kohë më parë, Geti foli për biznesin e tyre me emrin “Marget”, një bashkim i tre shkronjave të para të emrave të tyre. Gjithashtu, reperi nuk përjashtoi mundësinë që këtë emër t’ja vendosin fëmijës që do të presin.