MBI 775 MIJË QYTETARË VAKSINOHEN ME DOZËN E DYTË ANTICOVID-19

Prej fillimit të procesit të vaksinimit, në Kosovë janë dhënë 1.651.845 doza antiCOVID-19. Kurse 775 mijë e 898 qytetarë janë vaksinuar edhe me dozën e dytë të kësaj vaksine.

 

Tashmë në vend ka filluar të jepet edhe doza e tretë dhe ajo përforcuese e vaksinës antiCOVID-19.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) në raportin e fundit bëri të ditur për 11 raste të reja me COVID-19.

E aktualisht në vend janë 317 raste aktive me COVID-19.