MBYLLET TRI NDESHJET E PARA TË SUPERLIGËS SË KOSOVËS, KËTO JANË REZULTATET

Janë mbyllur tri ndeshjet e para të edicionit të ri të Superligës së Kosovës në futboll.

Gjilani e ka nisur keq pasi është ndalur me barazim 1-1 nga Denica, përcjellë KosovaPress.

Drita ka triumfuar me rezultat 2-1 ndaj Feronikelit me përmbysje pasi paraprakisht ishte duke humbur me rezultat 1-0.

Llapi është ndalur me barazim nga skuadra e promovuar në Superligë, Ulpiana/KP