ME POZAT ME FUSTAN, ARTA NITAJ VË NË PAH LINJAT E ADMIRUARA TRUPORE

E njohur për figurën mahnitëse trupore, Arta Nitaj tërheq vëmendje me çfarëdo publikimi që bën në rrjetet sociale.

Derisa erdhi në qendër të vëmendjes me pozat me bikini që tregonin linjat e admiruara trupore, kësaj radhe bukuroshja vjen me imazhe të reja.

Aktorja e njohur nga seriali “O Sa Mirë” ka pozuar me fustan të kuq duke mahnitur me dukjen e saj.

Ajo ka vënë në plan të parë linjat e njohura trupore, përmes pozave që i ka publikuar në profilin e saj në Instagram.

“Unë jam ajo kënga që e kalove dhe e kuptove më vonë se ishte zjarr”, është thënia që e ka përzgjedhur si përshkrim të këtyre fotografive. /Telegrafi/