ME VENDIM TË QEVERISË SANKSIONOHEN SHTATË PERSONA

Qeveria ka vendosur sanksione ndaj shtatë individëve dhe një kompanie të lidhur me organizatën terroriste Hezbollah.

 

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla tha se propozimi bazohet në lidhjet e tyre me organizatën terroriste dhe rolin e tyre në financimin në gadishullin arabik.

Sipas saj, një vendim i tillë kontribuon në partneritet me ShBA-në.

“MPJD propozon për shqyrtim sanksione ndaj shtatë individëve dhe një kompanie të lidhur me organizatën terroriste Hezbollah. Propozimi bazohet në lidhjet e tyre me organizatën terroriste dhe rolin e tyre në financimin në gadishullin arabik”, raporton Ekonomia Online.

“Me qëllim të paqes dhe drejtës së njeriut, marrja e një vendimi do të kontribuon në partneritet me SHBA-në dhe partnerë tjerë të rëndësishëm”.