MEMLI KRASNIQI PËRKUJTON MUJË KRASNIQIN NË 23 VJETORIN E RËNIES

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka përkujtuar Betejën e Pashtrikut ku 23 vite më parë ranë heroikisht komandanti Mujë Krasniqi me shumë bashkëluftëtarë të tjerë të UÇK-së.

 

Përmes një postimi në Facebook, Krasniqi është shprehur se sot falë heroizmit dhe sakrificës së Mujës e shokëve të tij, Kosova është e lirë dhe e pavarur.

Postimi i plotë i Memli Krasniqit:

23 vite më parë, me 14 dhjetor 1998, ranë heroikisht në frontin e lirisë, komandant Mujë Krasniqi me shumë bashkëluftëtarë të tjerë të UÇK-së. Muja, atëherë kur nuk ishte duke luftuar, i këndonte Atdheut e ditëve të bardha që e prisnin vendin tonë. Sot, falë heroizmit, guximit dhe sakrificës së Mujës e shokëve të tij, Kosova është e lirë, e pavarur, e këngët e tij dëgjohen ngado. Lavdi heronjve të UÇK-së!