MIGJEN KELMENDI LARGOHET NGA PDK, TREGON ARSYEN

Migjen Kelmendi është larguar nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK).

Kelmendi ka thënë se largimi i tij po bëhet për t’i hapur rrugë të rinjve, meqë parti ka nevojë për ripërtrirje.

Ai shkruan edhe se aventura e tij politike dhe angazhimi në PDK më shumë ishte simbolike për t’i dhënë përkrahje modeste të reformave.

Postimi i plotë:

ERDHI KOHA ME EC…

E bana nji cope udhe me PDK. Avantura jeme politike dhe angazhimi jem ne kete parti ma shume ishte simbolik, tue dashte me i dhane nji perkrahje modeste reformave te saponisuna asokohe ne parti.

Une s’jam i maruem prej partie, ju bashkova ne nji moment kritik me qellimin e sinqerte me kontribue e ndihmue, bash kur asht zor.

Sot mendoj se i ndihmoj tue u terheq dhe tue krijue hapsine per emna te ri dhe njerez te ri, sepse partia ka shume nevoje me u riperterie dhe me krijue nji fabul te re.

Besoj se partia ka me perballue kete periudhe kur po duhet me vazhdue, perkohesisht, pa themeluesit e saj, dhe ka me arrite me rifitue vendin e saj meritor ne spektrin partiak te Kosoves.

(PS. Kjo deklarate asht shkrue me 6 Qershor, por me lutjet e miqve te mij, mu kerkue me botue mbasi te kryhet procesi i zgjedhjes se kryetarit dhe kryesise se re.)

Prishtine, 6 Gusht 202/KP