MILAIM ZEKA: KA PASUR PËRPLASJE FIZIKE MES THAÇIT DHE VUÇIQIT NË BRUKSEL

Ish-presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sipas ish-deputetit dhe gazetarit, Milaim Zeka, ka pasur një përplasje fizike me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq gjatë bisedimeve që po i zhvillonin në Bruksel në kuadër të dialogut mes dy vendeve.

Zeka është shprehur i sigurt se mes Thaçit e Vuçiqit ka pasur përplasje fizike me karrige, në sy të ndërkombëtarëve

“Vuçiqi me Hashim Thaçin kanë pasur aq shumë përplasje sa për një moment Hashim Thaçi e ka marrë karrigen dhe para të gjithë zyrtarëve ndërkombëtar është çuar me i ra me karrige Vuciqit. Thaçi e ka sulmuar fizikisht presidentin e Serbisë, pra kanë pasur përplasje fizike”, ka thënë Zeka për ATV.

Tutje, Zeka ka treguar që ish-presidenti Thaçi ka pasur një konfrontim gati se fizik edhe me kryeministrin serb, Ivica Daçiqin, por shton se para gazetarëve asnjëherë nuk i kanë bërë publike.

“Kanë pasur edhe deri në përplasje fizike, Hashim Thaçi me Daçiqin. Por, Thaçi nuk ka dalë para gazetarëve edhe me thanë kesh t’u ja lujtë nanën e që unë pata përplasje me Vuçiqin e gjë sende, Albin Kurti pra është doktor i show-it mediatik”, ka thanë ish-deputeti, Zeka./Telegrafi