MINISTRIA E JASHTME RUSE SHTREMBËRON RAPORTIMET PËR SITUATËN NË VERI

Kjo deklaratë, e publikuar në agjencinë e lajmeve ruse “TASS”, thekson se “që nga 20 shtatori, policia e Prishtinës, me pëlqimin e misioneve ndërkombëtare, ka krijuar pengesa në trafikun përgjatë kufirit administrativ me pjesën qendrore të Serbisë, me pretekste të largëta dhe duke përdorur forcë kundër civilëve.”

 

Platforma Polygraph e cila merret me verifikimin e lajmeve dezinformuese të shpërndara botërisht, ka botuar një artikullqë e konsideron si “mashtruese” ose “çorientuese” një deklaratë të Ministrisë së Jashtme ruse.

Kjo deklaratë, e publikuar në agjencinë e lajmeve ruse “TASS”, thekson se “që nga 20 shtatori, policia e Prishtinës, me pëlqimin e misioneve ndërkombëtare, ka krijuar pengesa në trafikun përgjatë kufirit administrativ me pjesën qendrore të Serbisë, me pretekste të largëta dhe duke përdorur forcë kundër civilëve.”

Më 21 shtator, njësitë ushtarake serbe thuhet se janë vënë në gatishmëri dhe janë drejtuar drejt kufirit me Kosovën. Ditë më vonë, tanket serbe u vunë re duke u transportuar në kufi, ndërsa aeroplanët e Forcave Ajrore serbe dhe helikopterët sulmues fluturuan përgjatë kufirit.

LINKU:https://twitter.com/200_zoka/status/1440035537700614156

Shkaku i supozuar i shpërthimit të tensioneve?

Targat e automjeteve. Serbia, ndryshe nga gjysma e shteteve anëtare të Kombeve të Bashkuara, nuk e njeh pavarësinë e Kosovës dhe prej kohësh ka kufizuar hyrjen në territorin e saj për makinat që mbajnë targa të lëshuara nga Kosova.

Më 20 shtator, Policia e Kosovës filloi zbatimin e një ligji të ri që synon “reciprocitetin” me Serbinë. Ligji kërkon që automjetet që hyjnë nga Serbia të kenë targa të përkohshme të vendosura në kufi. Targat e përkohshme thuhet se kushtojnë afërsisht 5 euro.

Kosova dërgoi njësi speciale të policisë në kufi për të zbatuar këtë vendim. Ata u pritën me protesta nga serbët, të cilët banojnë kryesisht në veri të Kosovës, përgjatë kufirit serb. Megjithatë, një përplasje e tensionuar midis Policisë së Kosovës dhe protestuesve serb që bllokuan kalimet rrugore në territor  – nuk pati raporte të besueshme të dhunës.

Ndërsa njësitë ushtarake serbe po shkonin drejt kufirit, Ministria e Jashtme e Rusisë fajësoi autoritetet kosovare për shkaktimin e një krize.

“Ne e shohim si shumë shqetësuese përkeqësimin e situatës në zonat veriore të Provincës Autonome Serbe të Kosovës”, thuhet në artikullin e botuar agjencia ruse e lajmeve TASS, duke cituar deklaratën e MPJ-së ruse të 22 shtatorit.

“Që nga 20 shtatori, policia e Prishtinës, me pëlqimin e misioneve ndërkombëtare, ka krijuar pengesa në trafikun përgjatë kufirit administrativ me pjesën qendrore të Serbisë, me pretekste të largëta dhe duke përdorur forcë kundër civilëve. Në fakt, kjo është një përpjekje e shqiptarëve vendas për të kapur enklavat serbe të krahinës dhe për t’i vënë ato nën kontroll. Ne i konsiderojmë këto veprime si provokime, spastrime të mëtejshme etnike dhe përpjekje për të detyruar serbët të largohen nga Kosova”, vijon reagimi.

Mirëpo, pretendimet e Ministrisë së Jashtme ruse janë çorientuese.

Ashtu edhe siç u tha, Policia e Kosovës po lëvizte për të zbatuar një vendim të ngjashëm me atë që Serbia kishte zbatuar tashmë në territorin e saj. Më e rëndësishmja, baza për këtë vendim të targave ishte Marrëveshja ndërkombëtare e nënshkruar nga Kosova dhe Serbia në vitin 2016.

Më 14 shtator 2016, Serbia dhe Kosova arriten një marrëveshje mbi politikat reciproke në lidhje me targat, pas përfundimit të marrëveshjes së mëparshme të vitit 2011 midis dy vendeve për lirinë e lëvizjes. Marrëveshja e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, kishte për qëllim përfundimin e praktikës serbe të vendosjes së targave të përkohshme të “provës” në automjetet e regjistruara në Kosovë.

Më 9 shtator, Kosova njoftoi se nuk do të ripërtërinte marrëveshjen e vitit 2011. Ai vendim ishte i kuptueshëm duke pasur parasysh se, përkundër marrëveshjes së vitit 2016, autoritetet serbe kishin vazhduar të ndalonin hyrjet e automjeteve me targa të Republikës së Kosovës, ndërsa autoritet e Kosovës nuk e kufizuan hyrjen e automjeteve me targa serbe në Kosovë.

Për më tepër, nuk ka asnjë dëshmi për pretendimet e Ministrisë së Jashtme ruse se Kosova ka vepruar me “pajtueshmëri” ndërkombëtare.

Duke reaguar ndaj protestave serbe, kryeministri Albin Kurti, bëri thirrje që Serbia dhe Kosova thjeshtë të fillojnë të njohin targat e njëra-tjetrës.

Më 25 shtator, një qendër e regjistrimit të automjeteve në Kosovë u dogj nga një sulm i qëllimshëm me zjarrvënie. Granata dore u hodhën nëpërmjet dritaret e një qendre tjetër të regjistrimit të automjeteve, por nuk arritën të shpërthejnë. Asnjë arrestim nuk është bërë deri më tani në lidhje me këto sulme.

Edhe pse Serbia posedon një forcë të madhe ushtarake moderne, Kosova mbrohet nga Forca e Sigurisë së Kosovës, e përbërë nga afërsisht 5,000 persona të pajisur kryesisht me armë të vogla. Siguria shtesë ofrohet nga shtetet anëtare të NATO-s dhe, që nga fillimi i shfaqjes së ushtrisë së Serbisë përgjatë kufirit Kosovë-Serbi, forcat e Aleancës kanë shtuar patrullimet përgjatë kufirit, nga pjesa e Kosovës.

Rusia, një aleate e gjatë e Serbisë, nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës. Më 26 shtator, ambasadori rus në Serbi e shoqëroi ministrin e Mbrojtjes serb, në një vizitë në dy baza ushtarake serbe pranë kufirit me Kosovën.