MINISTRIA E SHËNDETËSISË, SIPAS TË DHËNAVE NGA INSTITUTI KOMBËTAR I SHËNDETËSISË PUBLIKE TË KOSOVËS, INFORMON:

 

ℹ Në 24 orët e fundit janë dhënë 3.669 doza të vaksinës kundër COVID-19
.
ℹ Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 144.685 doza të vaksinës.
ℹ Deri më sot 22.906 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
ℹ Nga 1.891 testime, 20 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
ℹ Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes.
ℹ Sot janë shëruar 19 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.274.
ℹ Në total numri i rasteve aktive është 165./DielliNews.info