MINSTRESHË, A I TREGOVE BE-SË SE NUK E KE DEKLARUAR PASURINË TËNDE?!

Kimete Berisha në faqen e saj në facebook ka bërë një postim me të cilin i është drejtuar ministres Gërvalla.
Më poshtë gjeni postimin e plotë:
Minstreshë, a i tregove BE-së se nuk e ke deklaruar pasurinë tënde?!
Donika Gërvalla i ka thënë sot BE-së, se disa prej tyre nuk e shohin të vërtetën që Serbia e Rusia po e rrezikojnë rajonin, do me thënë Kosovën.
(E vërteta mund të depërtojë në BE, jo vetëm
me shikim, por edhe nëpërmjet veshëve.
Ekziston mundësia që BE ka dëgjuar për këtë rrezik, por ende nuk e ka parë me sy).
Kjo është hera e parë që Kosova e sheh rrezikun nga Rusia, para Londrës!
Dhe është për t’u përshëndetur aftësia e Donika Gërvallës për ta identifikuar Rusinë si të rrezikshme për jetë!
Pasi i njoftoi të pranishmit në Londër (ministrat e jashtëm të Ballkanit perendimor) për rrezikun që i kanoset rajonit nga Serbia dhe Rusia…
Donika u tregoi atyre se në krizën më të madhe botërore të pandemisë, Kosova ka shënuar rritje të pashembull ekonomike (duke blerë keksa dhe tulla serbe)…dhe rritje të deklarimeve tatimore.
Për mukajet, Donika personalisht ka harruar ta deklarojë ‘do’ pasuri të saj para Agjencionit Antikorrupcion të Kosovës.
P.S. Asnjë punē konkrete nuk e ka bërë qeveria Kurti.
Hiç, asnjë!
E vetmja rritie që ka ndodhur deri tani, ka qenē rritja e çmimeve dhe rritja e nënçmimeve nga Albin Kurti (dhe nga banda e tij)!