MOMENTET MË TË MIRA NGA MEÇI MARKU-PRODAN, PËR TË GJITHË JU QË NUK KENI MUNDUR FITOREN E SHQIPTARIT

Boksieri shqiptar, Florian Marku ka triumfuar ndaj kundërshtarit të tij ukrainas, Maxim Prodan, në meçin që u zhvillua për plot 10 raunde.

Pasi asnjëri nga boksierët nuk u dorëzua deri në fund, vendimi u morët nga gjyqtarët, që i dhanë fitoren boksierit tonë, Florian Marku, me vendim të ndarë (2:1).

Njëri nga gjyqtarët e vlerësoi ukrainasin Prodan si më të mirë me rezultat 99-91, ndërsa dy tjerët ishin pro Markut me 97-93 dhe 96-94.

 

Sa i përket ekspertëve, në bazë të raundeve, Marku ka fituar 6 nga 10 raundet, ndërsa 4 raunde i takuan Prodanit.

Ky ishte meçi i 10 në karrierë për Markun, ku edhe u shpall kampion në IBF.

“Mbreti shqiptar”, me të vërtet ka pasur mbështetjen e shqiptarëve nga fillimi i karrierës, ku në 10 ndeshje, ka marr 9 fitore dhe 1 barazim.

 

Më poshtë i gjeni momentet më të mira të çdo raundi, ku shihet se Marku përveç forcës ka treguar edhe strategji të mirë që të mposht tanimë ish kampionin Prodan, i cili ishte i pathyeshëm deri në këtë meç. /Telegrafi/