MOMENTI KUR 46-VJEÇARJA GODITET NGA VETURA NË RRUGËN PRISHTINË-FERIZAJ (VIDEO)

Një 46-vjeçare është goditur nga vetura në rrugën Prishtinë-Ferizaj, ku si pasojë e plagëve të marra, ka vdekur përgjatë ditës.

 

Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, shkruan lajmi.net.

“Si pasojë e aksidentit këmbësoret,kanë pësuar lëndime të rënda trupore. Të njëjtat  janë dërguar për trajtim të nevojshëm mjekësor, në QKUK, nga ku rreth orës 12:00, jemi njoftuar se njëra nga të lënduarat F.C femër 1975, ka ndërruar jetë”, deklaroi ajo.

“Lidhur me këtë rast është arrestuar një person. Hetuesit e njësitit të trafikut rajonal  po merren me rastin”, njoftoi tutje Ahmeti.

Lajmi.net ka arritur të sigurojë pamje nga kamerat e sigurisë në momentin kur e ndjera dhe një tjetër këmbësore goditen nga vetura teksa po kalonin rrugën. /Lajmi.net/

KUJDES, PAMJE TË RËNDA: