MOT I VRANËT DHE ME SHI GJATË DY DITËVE TË ARDHSHME

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se të mërkurën parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët.

 

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 16-17 gradë Celsius.

“Të enjten parashihet mot pjesërisht i vranët dhe me intervale të gjata me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 18-21 gradë Celsius”, njofton IHMK.

IHMK po ashtu bën të ditur se do të fryjë erë e lehtë deri mesatare kryesisht nga drejtimi i juglindjes.