MOTI NË KOSOVË

Gjatë javës së ardhshme mbi vendin tonë do të mbretërojë mot i nxehtë dhe me vapë.

Riga shiu parashihen ditën e hënë dhe të premten, ndërsa ditët tjera do të jenë me intervale të gjata me diell.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-18 Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 29-35 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga verilindja dhe juglindja me shpejtësi 1-6 m/s, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës./KP