MOTI NË KOSOVË

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se të mërkurën do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara, të cilat do të krijojnë kushte për riga shiu dhe shkarkime rrufesh.

 

Të enjten ndërkaq parashihet mot me diell dhe vranësira të pjesshme, kryesisht për rreth maleve.

Temperaturat gjatë këtyre dy ditëve do të jenë pothuaj konstante në të dy vlerat ekstreme. Minimalet do të lëvizin ndërmjet 16-18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës ndërmjet 32-33 gradë Celsius.

Indeksi i rrezeve ultraviolet (UV) vazhdon të mbetet në vlera të larta, kështu që qytetarët këshillohen të shmangin rrezet e diellit gjatë orës 10:00-17:00. Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes dhe jugperëndimit e lehtë dhe lokalisht e fortë./RTK