MOTI NË KOSOVË

Mot me shi dhe temperatura të ulëta do të vijoj të mbajë edhe për këto dy ditë të parashikimit.

 

Në viset e larta parashihet të bie borë, derisa në viset e ulëta parashihet të bie shi dhe borë. Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 3-4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 6-8 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi me shpejtësi 1-8 m/s.