MOTI PËR SOT

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) njofton se pas ditëve të nxehta do të ketë ulje të temperaturave maksimale për disa gradë.

Këtë të premte sipas IHMK-së do të ketë reshje shiu të cilat do të shoqërohen edhe me shkarkime rrufesh.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25 dhe 27 gradë Celsius.

“Pas këtyre ditëve të nxehta dhe me vapë, vendi ynë do të ndikohet nga masat e ajrit me presion të ulët atmosferik. Këto masa të ajrit do të ndikojnë në uljen e temperaturave maksimale për disa gradë, ndërsa minimalet mbesin po thuaj të ngjashme me ditët e fundit. Parashihen riga shiu të premten të cilat do të shoqërohen me shkarkime rrufesh. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-27 gradë Celsius, Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes e lehtë dhe lokalisht e fortë”, thuhet në njoftimin e IHMK-së. /KP