MOTORISTI 14-VJEÇAR HUMB JETËN TRAGJIKISHT

Motoristi i ri spanjoll Hugo Millan (14) ka humbur jetën gjatë një gare për të rinj në pistën Motorland Aragon pranë Alcaniz, njoftoi Federata Ndërkombëtare e Motorëve (FIM).

“Me trishtim të madh ne shpallim vdekjen e shoferit Hugo Millan gjatë një aksidenti të Kupës Evropiane të Talenteve në pistën Motorland Aragon,” raportoi FIM.

Spanjolli u rrëzua në xhiron e 13-të të garës dhe pas rënies, një motor e përplasi duke e goditur në kokë dhe qafë.

Gara u ndërpre menjëherë dhe i riu u transferua në një spital aty pranë. Përkundër përpjekjeve më të mira të stafit mjekësor, u njoftua se ai u kishte nënshtruar plagëve të tij.

Kupa Evropiane e Talenteve është një nga kategoritë e kampionatit ndërkombëtar për motoçiklistët e rinj, e cila u lejon atyre të përparojnë drejt hyrjes në rrethin profesional.

Millan ka fituar katër podiume këtë sezon dhe dy herë ka arritur një “pole pozita” dhe ishte i dyti në kategorinë e tij.

Kjo është vdekja e dytë në botën e motoçiklizmit në muajt e fundit pasi 19-vjeçari zviceran Jason Dupasquier u plagos për vdekje në Moto3 GP të Italisë në maj të këtij viti./KP