NAGAVCI DHE GEXHA NISEN PËR TA VIZITUAR TË PLAGOSURIN NË SPITALIN E PEJËS

Qeveria e Republikës së Kosovës u ka shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjeve të viktimave të sulmit me armë zjarri ndaj autobusit me nxënës në Gllogjan.

 

Sipas një njoftimi të Qeverisë, për të vizituar të plagosurin që po trajtohet në spital, drejt Pejës janë nisur ministrja e Arsmit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arbërie Nagavci dhe zëvendësministrja e Shëndetësisë, Dafina Gexha.

“Ndërkaq ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka ndërprerë vizitën e tij në Shqipëri dhe është nisur për në Deçan. Organet e rendit janë mobilizuar për të hetuar këtë krim të rëndë që ka tronditur qytetarët e vendit”, ka thënë ai.