NAIT HASANI VIZITON BABAIN E ISH-PRESIDENTIT THAÇI

 

sh-ambasadori i Kosovës në Shqipëri, Nait Hasani ka vizituar Haxhi Thaçin, babain e ish-presidentit Hashim Thaçi.

 

Në disa fotografi të publikuara, Hasani shihet në odë pranë babait të ish-presidentit të Kosovës.

Hasani dhe Thaçi shihen të buzëqeshur, teksa bisedojnë me njëri-tjetrin.

Kjo vizitë është bërë pikërisht në kohën e festave të fundvitit.

Kjo është hera e dytë që familja e presidentit feston pa ish-liderin e UÇK-së, i cili po mbahet në paraburgim në Hagë./RTK