NËN KËRCËNIMIN E THIKËS, GRABITET NJË I MITUR NË RRUGËN B NË PRISHTINË

Policia e Kosovës ka njoftuar se një të mituri në Prishtinë i është grabitur telefoni, një ore dore dhe para 

Rasti ka ndodhur ditën e premte, rreth orës 21:00 në “Rrugën B”.

“Viktima mashkull kosovar (i mitur) ka raportuar se tre të dyshuar të panjohur nën kërcënimin e armës së ftohtë (thikë) i kanë grabitur një telefon, një ore dore dhe para. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori”, thuhet në raportin e bërë nga Policia. /Telegrafi/