NESËR MBAHET KONFERENCA “POLITIKA E JASHTME E KOSOVËS – NJË QASJE PROAKTIVE”

Akademia Diplomatike e Kosovës do të organizojë të mërkurën konferencën akademike ndërkombëtare me temën “Politika e jashtme e Kosovës – një qasje proaktive”.

Fjalën hyrëse do ta mbajë ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, Donika Gërvalla.

Pjesë e diskutimeve do të jenë edhe ambasadori Wolfgang Petritsch, president i Fondacionit Austriak Marshall Plan, profesori David L Phillips, drejtor i Institutit për Paqe në Universitetin Columbia të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si dhe Sebastien Gricourt, drejtor i Observatorit Ballkanik në Fondacionin Jean Jaures.

Konferenca akademike do të fillojë punimet në Prishtinë, në orën 09:00./KP