NESËR NË KOSOVË, MOT ME DIELL DHE VRANËSIRA

 

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se dita e diele do të karakterizohet me mot me diell dhe pjesërisht i vranët

Sipas institutit, vranësirat në pjesën e dytë të ditës dhe gjatë natës do të shoqërohen me reshje shiu.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri 0 gradë Celsius ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 8-9 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga perëndimi dhe jugperëndimi me shpejtësi 1-7m/s. Java tjetër parashihet me kushte tjera meteorologjike”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/