NESËR SHI, NGA E SHTUNA MOT RELATIVISHT I FTOHTË

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se të premten parashikohet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe kohë pas kohe me reshje shiu

 

Për të shtunën parashikohet mot i vranët dhe me intervale me diell, por relativisht i ftohtë.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri + 4 gradë kurse maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 4-11 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja me shpejtësi 1-5 m/s”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.