NGJYRA E RE E FLOKËVE TË DUA LIPËS ËSHTË THJESHT E MAHNITSHME

Eksperimentuesja e flokëve – Dua Lipa ka shijuar disa vite mjaft të gjalla kur bëhet fjalë për ngjyrat e flokëve.

 

Së bashku me pamjen e saj të fundit të rebeluar në “BRITs”, e mahnitshme ishte padyshim prerja e inspiruar nga vitet ’90 , e realizuar nga Chris Appleton.

Sidoqoftë, postimi i saj i fundit në Instagram është në një nivel krejt tjetër të eksperimentimit.

Në fotografinë e parë, Dua ka një bob të kaltër qielli dhe një veshje minimaliste, ndërsa mbështetet në atë që duket si një tryezë kafeje.

Në shkrepjen e dytë dhe të tretë, modeli i saj blu është shndërruar në një atmosferë koralesh rozë-pjeshkë-korale./RTK

Në thelb është një ëndërr e nuancave neon. Thënë të drejtën, është e vështirë të zgjidhet se cila pamje është më e bukur – ajo duket spektakolare në të dyja mënyrat. /telegrafi