NISMA E KANDIDON ALBERT MAXHUNIN PËR KRYETAR TË VUSHTRRISË

Albert Maxhuni është i riu i cili do t’ia mësyjë garës për të parin e Komunë së Vushtrrisë.

Maxhuni do të garoj për kryetar të Komunës së Vushtrrisë nga radhët e Nisma Socialdemokrate. Kështu ka mësuar KosovaPress nga burimet e saj, të cilat konfirmuan edhe se kandidatura e tij do të bëhet zyrtare sot.

Por kush është Albert Maxhuni?

Maxhuni ishte kryetar i Rinisë së Nisma Socialdemokrate. Më pas ishte dhe shef i kabinetit në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë./KP