NJË FEMËR NË LIPJAN SHANTAZHOHET NGA I DASHURI, IA KËRKOI 70 MIJË EURO

Një femër në Lipjan është shantazhuar nga i dashuri i saj. Ky i fundit i kërkoi asaj 70 mijë euro para të gatshme, në të kundërtën do t’ia dërgonte familjes së saj fotografitë intime.

Për çka ajo ka raportuar rastin në polici. Ndërkohë që policia tregon se vëllai i viktimës ka shkuar në shtëpinë e të dashurit të motrës ku edhe e ka kërcënuar atë me vrasje.

Rasti tashmë ka nisur që të hetohet nga policia.

“Viktima femër kosovare ka raportuar se, i dyshuari mashkull kosovar (i dashuri i saj), ka kërkuar që t’ia jap 70.000 (shtatëdhjetëmijë) € para të gatshme, se përndryshe do ia dërgoj fotot (intime) familjarëve të saj. Ndërsa, i dyshuari tjetër vëllai i viktimës, në shenjë reagimi dyshohet se ka shkuar në shtëpinë e të dyshuarit dhe e ka kanosur me vrasje. Lidhur me rastin është informuar prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin”, thuhet në raportin 24 orësh./KP