NJË I PLAGOSUR NË PEJË, TË SHTËNA ME ARMË NË ÇARSHINË E GJATË

Një person ka mbetur i plagosur nga të shtëna me armë që kanë ndodhur sonte në Pejë.

Të shtënat kanë ndodhur në Çarshinë e gjatë të qytetit.

Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Pejës, Driton Rugova.

Ai tha se një person është plagosur dhe po trajtohet në emergjencën e Pejës, ndërsa i dyshuari është arrestuar.

“Në vendin Çarshia e gjatë ka ndodhur një plagosje me armë zjarri, si pasojë një person ka pësuar lëndime dhe është dërguar në emergjencë për trajtim. Njësitet e Policisë kanë arrestuar të dyshuarin dhe ndodhet në stacion të Pejës”, tha Rugova./Telegrafi/