ALARMI PËR SULM TERRORIST, NUMËR I MADH I QYTETARËVE NË QENDRAT TREGTARE FESTUAN TË QETË

Disa prej mediave në vend kanë raportuar për një alarm të ngritur nga misionet e huaja në Kosovë, e që flasin për një sulm të mundshëm terrorist në Kosovë, deri në fund të nëntorit. Megjithatë, qytetarët sot kanë festuar të qetë.

Në ambiente festive për nder të 28 nëntorit edhe në qendra tregtare, të dielën u pa numër i madh i qytetarëve duke lëvizur.

Ani pse një ditë më parë në mënyrë jo zyrtare pati alarm që mund të ketë sulme terroriste gjatë festave të nëntorit.

Por kjo gjë duket se nuk po i tremb aq qytetarët.

Nga burime të T7, është bërë e ditur që pjesëtarë të Policisë së Kosovës kanë patrulluar të shtunën mbrëma më shumë se zakonisht në këto hapësira.

E një ditë pas situata është si në çdo ditë të zakonshme dhe pa pjesëtarë të policisë duke patrulluar.

Qytetarët në anën tjetër nuk kanë ndonjë shqetësim lidhur me këto paralajmërime.

Madje disa nga ta pretendojnë që paralajmërime për sulme të tilla ka shpesh herë, por që besojnë se organet kompetente do të kujdesen për sigurinë e tyre.

E se nuk duhet marrë si shumë shqetësuese këto paralajmërime po e thotë edhe eksperti i sigurisë, Drizan Shala.

Shala tha që këto janë paralajmërime të zakonshme e periodike, të cilat ndodhin jo vetëm në Republikën e Kosovës por edhe në shtetet fqinje.

Lidhur me paralajmërimet për ndonjë sulm potencial terrorist, Policia e Kosovës është nuk është shprehur specifikisht, por ka potencuar rolin e saj në interes të ruajtjes së sigurisë publike.

Ndërkohë turmë dhe qarkullim i madh i qytetareve u pa edhe në sheshet e kryeqytetit.

Ndryshe, ambasada e SHBA-së në Kosovë kishte alarmuar shtetasit e saj se mund të ketë sulme terroriste në Kosovë edhe në korrik të vitit 2019.

Videon mund ta shihni duke klikuar KËTU.