NJË MUAJ PARABURGIM PËR SERBIN TË CILIT IU GJETËN 11 KILOGRAMË MARIHUANË NË VERI TË MITROVICËS

Gjykata e Mitrovicës e ka pranuar kërkesën e Prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit prej 30 ditësh ndaj shtetasit të Serbisë që është arrestuar në Mitrovicën e Veriut.

Kjo u bë e ditur nga Elvir Imeri, avokat i të dyshuarit për rastin në fjalë.

Ai është i dyshuar për posedim të mbi 11 kilogramë substancë narkotike marihuanë.

Arrestimi i tij nga Policia e Kosovës kishte ndodhur të shtunën,./Telegrafi.