NJË PERSON PËRFUNDON NË SPITAL, U THER ME THIKË NË PRISHTINË

Një përleshje mes disa personave ka ndodhur në Prishtinë, mbrëmjen e së premtes.

Gjatë përleshjen janë përdorur edhe mjete të mprehta, meqë rast një person është plagosur.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

“Sot rreth orës  19 :30, kemi marrë informatën se në Prishtinë, ( te nënkalimi te Santea),  ka ndodhur një  përleshje fizike në mes të disa personave.  Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast nga një mjet i mprehtë është plagosur një person. I njëjti është dërguar për trajtim mjekësor, tha Borovci.

Tutje, Borovci njoftoi po ashtu se lidhur me këtë rast janë arrestuar dy persona të dyshuar, ndërkohë që hetuesit  policor kanë nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti. /Telegrafi/