NJOFTIMI EMOCIONAL I AKTORES MATOSHI: TË MËRKURËN PËRBALLEM ME JETËN

Aktorja dhe deputetja e Kuvendit të Kosovës, aktorja Adriana Matoshi, ndau sot një njoftim të dhimbshëm, ku zbuloi se pas nëntë vjetëve, i është rikthyer tumori në kokë.

 

Në dedikimin e saj, ajo bëri me dije se pas rifshfaqjes së këtij problemi shëndetësor, të mërkuren pritet të ketë ndërhyrjet e para për trajtim, njofton Klankosova.tv.

Mes tjerash, aktorja Matoshi ka dhënë edhe një mesazh emocionues, të cilin e gjeni më poshtë:

”Të mërkuren duhna prapë me u përballë mes jetes edhe vdekjes, ama e di që rrugëtimi jem ka me vazhdu se osht shumë i gjatë. Kom shumë qytete t’botes pa i pa, shumë skena të filmit pa shkelë, shumë role pa lujt, i kom fmitë që duhna me i bo t’zot e vetes…

I falënderoj nga zemra krejt doktorët profesionistë me të cilët bashkë kemi me luftu edhe ksaj here.

E falënderoj Zotin që n’krejt kto sfida po m’jep forcë e vullnet. Unë e kom besimin e plotë te fuqia e tij edhe lutjet tuaja.

Besoj që në fund t’javës kom me u çu me sukses edhe kom me ju kthy komente pozitive krejt lutjeve t’juja edhe komenteve plot dashni.

JU DUA FORT

Mos harroni me e dashtë VETEN edhe JETEN.

Mos lakmoni shume se as pasunia e botës, as fama, e asni sukses e arritje n’jetë nuk vijnë para SHËNDETIT e asnjona prej tyne nuk po mujshin me e ble ilaçin ose me ta zgjatë jetën.

N’situatat e tilla qysh jom une për momentin, po u dashke mi lon krejt edhe me menu për veten.

Une e pasun jom veç n’shpirtë, se puna jem m’ka bo me njoftë njerz, me ngu histori e rrëfime, me përjetu gzim e lot bashkë me juve.

N’fund të javës që e kemi fatin e dëgjohemi prapë, mos harroni që ajo ka me ndodhë me vullnetin e Zotit edhe përkushtimit t’mjekve, nuk ka me m’pshtu as fama e as parja”.