ORGANIZONIN LOJËRA FATI NË PRISHTINË, PROCEDURË NDAJ TRE PERSONAVE

Policia e Kosovës gjatë kontrollit në një lokal në Prishtinë ka takuar tre të dyshuar duke zhvilluar lojëra të fatit.

Si prova materiale janë sekuestruar 3 shtëpiza, 3 telefona, 310 euro para të gatshme dhe 5 tiketa.

Të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullte./KP