OSMANI AUTORIZON DËRGIMIN E FSK-SË PËR NDIHMË SHQIPËRISË NË SHUARJEN E ZJARREVE

Pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për t`i ofruar ndihmë Republikës së Shqipërisë në shuarjen e zjarreve, presidentja Vjosa Osmani, në cilësinë e komandantes supreme, në pajtim me kompetencat saj ka nënshkruar autorizimin për dërgimin e trupave dhe pajisjeve të FSK-së në operacion humanitar dhe në të njëjtën kohë e ka informuar për këtë veprim Kuvendin e Kosovës.

Trupat dhe pajisjet FSK-së, do t`i vihen në dispozicion autoriteteve shqiptare me qëllim të shuarjes dhe vënies në kontroll të zjarreve.

Ndryshe, tash e sa ditë Shqipëria po përballet me një numër të madh të zjarreve./KP