OSMANI DO TË DEKOROJË XHUDISTET KOSOVARE

Pas suksesit të jashtëzakonshëm në Lojërat Olimpike, presidentja Vjosa Osmani ka vendosur t’u ndajë një dekoratë xhudisteve tona që lartësuan flamurin e Kosovës dhe sportin kosovar.

Një ceremoni bashkërisht me Ministrinë e Kulturës do të organizohet së shpejti, ka bërë të ditur për KosovaPress, këshilltar i presidentes, Bekim Kupina.

Xhudistet Majlinda Kelmendi, Nora Gjakova, Distria Krasniqi, Akil Gjakova e Loriana Kuka ishin pjesë e Lojërave Olimpike “Tokio 2020”. Në këto gara Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova fituan medalje të arta, një sukses ky i madh për sportin kosovar në arenën ndërkombëtare./KP