OSMANI PRITI NË TAKIM SENATOREN AMERIKANE, JONI ERNST

Presidentja Vjosa Osmani ka pritur në takim senatoren amerikane, Joni Ernst, me të cilën ka diskutuar për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve.

Përmes një postimi në Facebook, Osmani gjithashtu ka thënë se me senatoren amerikane ka folur edhe për bashkëpunimin e shkëlqyeshëm në fushën e mbrojtjes si dhe fushat e tjera.

“Kënaqësi të mirëpres Senatoren Joni Ernst nga Senati i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Diskutuam për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve tona, e në veçanti bashkëpunimin e shkëlqyeshëm në fushën e mbrojtjes si dhe fushat e tjera”, ka shkruar Osmani në Facebook./KP