OSMANI:SOT VOTOJMË PËR KUALITETIN E JETËS SONË NË KOMUNAT KU BANOJMË

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se sot të gjithë votojmë për kualitetin e jetës sonë në komunat ku banojmë.

 

Postimi i plotë:

Mirëmëngjes Kosovë!

Sot të gjithë votojmë për kualitetin e jetës sonë në komunat ku banojmë. Pavarësisht se në cilën komunë votoni, shpresoj që sërish ta dëshmojmë shpirtin tonë demokratik nëpërmjet pjesëmarrjes sa më të lartë në një proces të drejtë dhe të lirë, e duke i respektuar masat kundër Covid-19.

I priftë e mbara Republikës sonë!