PACOLLI FLET PËR KARRIERËN E TIJ NË ZVICËR DHE SI VENDOSI TË THEMELOJË KOMPANINË “MABETEX”

Biznesmeni i suksesshëm kosovar, kryetari i AKR-së dhe deputeti, Behgjet Pacolli, ka treguar se si ka vendosur 30 vjet më parë të themelojë kompaninë e tij “Mabetex” në Zvicër.

Pacolli, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se pasi kishte punuar 13 vjet në një kompani zvicerane kishte vendosur të thëmelonte kompaninë e tij.

Postimi i plotë i Pacollit:

“Çdo gjë që ndodh ka arsyen e vet

Sot, 30 vjet më parë, pra më 29/07/1991, pa dëshirën time, i dhashë fund punësimit tim në Interplastica Engineering në Zvicër. U mërzita shumë!  Atje kisha punuar 13 vjet. Dhjetë (10) vjet drejtova këtë kompani duke e sjellë atë në majat më të larta të suksesit. Inatet e disave prishën atmosferën dhe unë u tërhoqa nga pozita. Kjo ishte arsyeja pse themelova kompaninë time Mabetex, me të cilën udhëtoj edhe sot.

Ps. Unë i kam përshkruar këto ndodhi në librin tim autobiografik “Nga Sfida në Sfidë””, ka shkruar Pacolli. /Telegrafi/