PAMJE: ARRESTIMI I DARDAN KRIVAQES, I DYSHUAR PËR VRASJEN E 18-VJEÇARES NË FERIZAJ

Dardan Krivaqa, i dyshuari për vrasjen e 18-vjeçares në Ferizaj është arrestuar në një fshat në afërsi të Ferizajt.

RTV Dukagjini ka publikuar pamje nga momenti kur Krivaqa është dërguar në stacionin policor në Ferizaj pas arrestimit.

Ndryshe, Major Mehmetali Hajdini ka bërë të ditur se Krivaqa është arrestuar në një fshat në Ferizaj.

Arrestimin e Dardan Krivaqës e konfirmoi edhe Prokuroria Themelore në Ferizaj.

“Prokuroria Themelore në Ferizaj, , njofton opinionin publik se lidhur me rastin e vdekjes së 18 vjeçares në Ferizaj,  sot rreth orës 12 e 05 minuta, është arrestuari edhe personi i dytë i dyshuar (D,) në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit se i njëjti në bashkëkryerje ka kryer veprën penale ‘Vrasje e rëndë’ të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)”, thuhet në komunikatë.

Ndryshe, një 18 vjeçare është dërguar pa shenja jete në Qendrën Emergjente në Ferizaj pasditen e së dielës.

Viktima ishte dërguar aty nga dy persona, të cilët më pastaj kishin ikur nga vendi i ngjarjes.

Mbrëmjen e së dielës njëri nga të dyshuarit ishte arrestuar, ndërkaq deri sot i kërkuar ishte Dardan Krivaqa i cili u arrestua tashmë.

Po ashtu Policia e Kosovës kanë gjetur edhe vendin e krimit, që sipas policisë është kryer në një objekt banesorë të një rruge në Ferizaj, si dhe kanë identifikuar dy të dyshuarit e kësaj ngjarje./Telegrafi

The post PAMJE: ARRESTIMI I DARDAN KRIVAQES, I DYSHUAR PËR VRASJEN E 18-VJEÇARES NË FERIZAJ appeared first on Dielli News.