PARASHIKIMI I MOTIT

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës paralajmëron se sot do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët.

Të enjten ka mundësi që në vende të izoluara të ketë riga shiu në formë stuhie.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-16 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 33-35 gradë celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimi i veriperëndimit mesatare dhe lokalisht e fortë./KP