PARLAMENTI EVROPIAN RIKONFIRMON MBËSHTETJEN PËR KOSOVËN

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku i shoqëruar nga nënkryetarja Shqipe Mjekiqi dhe Sekretari i Përgjithshëm, Imri Ahmeti, ka pritur në takim Zëvendës Presidentin e Parlamentit Evropian, Rainer Wieland.

Sipas komunikatës së lëshuar nga LDK, Abdixhiku bisedoi me Ëieland për qëndrimet e kësaj partie karshi situatës politike në vend, vizionin e tij si dhe për përgatitjet e LDK-së për zgjedhjet lokale.

Gjatë takimit, kryetari Abdixhiku shprehu mirënjohjen e tij për rolin mbështetës që ka luajtur Parlamenti Evropian dhe kërkoi nga ai që të ushtrojë ndikimin e tij tek institucionet tjera të BE-së për avancimin e Kosovës në proceset integruese, liberalizimin e vizave, si dhe për zhvillimin e gjithmbarshëm të Kosovës.

Zëvendës presidenti Wieland ofroi edhe njëherë mbështetjen e Parlamentit Evropian dhe të tij, për proceset integruese duke theksuar të ardhmen evropiane të Kosovës./KP