PASARDHËSIT E UDBASHAVE DHE FAMILJARËT E JARANAVE TË BABËS NË QEVERI

Aktivista, a po nirthni! Donit me na nxjerr shpirtin për Babën! Edhe t’deknit na i kërcënonit me përdhunim, se nuk ngiheshit veç me t’gjallët tanë.

E tash, ju nër çebe tuj u dridh si thupra n’ujë, e pasardhësit e udbashave dhe familjarët e jaranave të Babës në qeveri, nxehtë, n’mëngë t’shkurta. Bile unë e kam një batanije personale, shumë prej jush aktivista, edhe batanijet i keni kolektive-dyshe! Ju ka Baba për qejfi, ju ka krijuar veç për me ndez diçka: turbina, zjarre, granata, gaz lotsjellës, etj.

Aktivistët fukarenjë nuk kanë dru me ndez shporetin n’shpi, por kanë vullnet me ia ndez turbinat Babës. Mos u murtiz, çu dil prej çebes – e kryeje detyrën e vetme që di ta bësh, edhe ngat turbinave nxehesh pak!

Hukati ngapak duart se hundën ta nxen maska! P.S. Kanë qenë do batanije ngjyrë hiri që i përdornim gjatë luftës, i quanin “batanije kali:, nuk e di pse, veç e di se me t’prek direkt n’trup, si zhiva ta digjnin trupin, ama kanë qenë waterproof, nuk depërtonte n’to as shiu, as bora, as era…me na pas furnizu Baba me to…selamet.

Më poshtë gjeni postimin e plotë të Kimete Berishës: