PËRFSHIHET NGA FLAKËT AUTOBUSI ME PUSHUES NGA KOSOVA NË HIMARË

Një autobus është përfshirë nga flakët në afërsi të fshatit Ilias të Himarës.

Autobusi ka qenë me turist nga Kosova, ndërkohë që drejtuesi i autobusit ka vënë re flakë në motor dhe është ndalur duke zbritur dhe pasagjerët të cilët nuk kanë marrë lëndime.

Janë njoftuar punonjësit e zjarrfikëseve të cilët kanë mundur të fikin zjarrin në motorin e mjetit.

Kanë qenë rreth 25 kosovarë me banim në Kosovë dhe po shkonin në drejtim të Sarandës.

Pasi ka marrë flakë motori dhe është fikur nga zjarrfikësit, pushuesit nga Kosova janë transportuar me autobus tjetër.

Shkaku i zjarrit në motor mësohet se ka qenë nxehja.

“Sot, në aksin rrugor Himarë-Sarandë, një autobus, me drejtues shtetasin A. L., 38 vjeç, në ecje, ka marr flakë, ku si pasojë ka vetëm dëme materiale. Nga hetimet paraprake rezulton se mjeti ka marrë flakë si pasojë e një defekti teknik. Vijon puna me grupin hetimor për sqarimin e plotë e rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë. /KP